Mastercard Travel Rewards – Termat dhe Kushtet e Përdoruesit

Përshkrim i Programit

Mastercard Travel Rewards (Shpërblim Për Udhëtim nga Mastercard) është një program ofertash dixhitale ndërkufitare. Mbajtësit e vlefshëm të kartave kanë mundësi t'ju qasen ofertave të rimbursimit me para nga tregtarë të përzgjedhur në disa prej vendeve më të njohura turistike në botë dhe në internet. Pas blerjeve të vlefshme, pasqyrat e kreditit do të dërgohen automatikisht nga banka në llogarinë e mbajtësit të kartës - pa pasur nevojë për kuponë apo kod promocional.

Të gjithë mbajtësit e kartave të vlefshme Mastercard kanë qasje në ofertat e programit Mastercard Travel Rewards. Kartat e vlefshme janë të gjitha kartat Premium Mastercard (Gold, Platinum, World, World Elite Debit and Credit) të lëshuara nga një emetues Kosovar. Mjafton që mbajtësi i kartës ta përdorë atë në tregtarët e përzgjedhur dhe do të zbulojë oferta ekskluzive në mbarë botën. Disa prej ofertave janë të integruara drejtpërdrejtë në një kartë të vlefshme, ndërsa disa oferta të tjera, aktivizohen duke shtuar ofertën në blerje. Për të aktivizuar një ofertë, përdoruesi duhet të klikojë tek butoni “Add to Card” i ofertës, përpara se të bëjë një blerje të vlefshme. Për të zbuluar listën aktuale të ofertave dhe destinacioneve dhe termat e ofertave individuale për mbajtësit e kartës, vizitoni faqen https://mtr.mastercardservices.com/xk/c/kosovo. Destinacione dhe oferta të reja tregtare shtohen në program çdo tre muaj.

Termat dhe Kushtet e Ofertës:

Transaksionet kualifikuese janë vetëm ato që procesohen nga Mastercard dhe kryhen nga një kartë e vlefshme Mastercard. Transaksionet mund të kryhen në valutën kombëtare të një vendi ku është listuar oferta tregtare. Disa prej ofertave janë të kufizuara në rimbursim në dyqan ose online. Disa prej ofertave janë të kufizuara në një rimbursim për kartëmbajtës në kohëzgjatjen e ofertës. Kthimi i parave, një formë e pasqyrës së kreditit, mund të kërkojë deri në 60 ditë që të shfaqet në pasqyrën e kartës së përdoruesit, varësisht prej emetuesit bankar. Detajet e plota të ofertës, Termat dhe Kushtet, njoftimet e privatësisë dhe informacione të tjera të vlefshme mund t’i gjeni duke vizituar faqen https://mtr.mastercardservices.com/xk/c/kosovo.

Termat dhe Kushtet e Programit

Mastercard rezervon të drejtën të shtojë ose heqë çdo ofertë tregtare ose destinacion tregtar në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Tregtarët mund tu ofrojnë mbajtësve të kartave të vlefshme Mastercard, ulje të caktuara, rimbursime apo përfitime të tjera për blerjen e të mirave dhe shërbimeve që do të jenë të listuara në https://mtr.mastercardservices.com/xk/c/kosovo (faqja zyrtare e Mastercard). Oferta të tilla, janë subjekt i termave dhe kushteve të caktuara dhe ky program mund të ndryshojë në çdo kohë pa ju lajmëruar.
Mastercard nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje ose dëmtim të shkaktuar si rezultat i çdo ndërveprimi mes mbajtësve të kartave dhe një tregtari në lidhje me ofertat e tilla. Përveç siç është përcaktuar këtu, të gjitha çështjet, përfshirë por pa kufizime, mbi dërgesën e të mirave dhe shërbimeve, kthimeve dhe garancive, i përkasin ekskluzivisht dhe vetëm kartëmbajtësit dhe tregtarit të aplikueshëm. Mbajtësit e kartave pranojnë se Mastercard nuk mbështet dhe as nuk ofron garanci për tregtarët që janë të arritshëm përmes faqes së internetit të Mastercard, dhe as për ofertat që ata ofrojnë.
  • Mastercard nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për produktet dhe shërbimet e ofruara.
  • Mastercard rezervon të drejtën për të rregulluar çdo rimbursim të humbur ose të gabuar përmes sistemeve të Mastercard dhe t’i paraqesë këto korrigjime në pasqyrën e kartës së kartëmbajtësit. Mastercard nuk është i detyruar të ofrojë ndonjë kompensim për këto korrigjime.
  • Kthimi i parave nuk është i aplikueshëm për transaksione të anuluara ose të kthyera.
  • Mbajtësit e kartave duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret përkatëse, si dhe termat dhe kushtet e Programit. Nëse mbajtësit e kartave përdorin mjete në shkelje të integritetit, si defekte të sistemit, softuerë shtesë, shtojca apo kryejnë sjellje të këqija të tilla si fitimi i paligjshëm, tërheqje parash, transaksione të rreme, etj, për të përfituar këto rimbursime, Mastercard rezervon të drejtën për të refuzuar kualifikimin e mbajtësve të kartave dhe për të anuluar ose të tërhequr rimbursimet e paguara direkt apo përmes bankës emetuese.
  • Minorenët nën moshën 18 vjeç nuk mund të jenë pjesëmarrës në program.