Mastercard Travel Rewards – kushtet e përgjithshme për mbajtësin e kartës
Përshkrim i programit
Mastercard Travel Rewards është një program ofertash me përdorim prioritar të teknologjive dixhitale (digital first) (“Programi”). “). Mbajtësit e kartave, që u përgjigjen kushteve, kanë akses në ofertat e tregtarëve vendas si në dyqan, ashtu edhe në internet. Tregtarët mund të ofrojnë zbritje, lëshime ose përfitime të tjera për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre. Pas blerjeve të bëra, që u përgjigjen kushteve, mbajtësit e kartave do të marrin automatikisht në llogarinë e tyre pasqyrat e kreditit nga banka (at) lëshuese. Nuk janë të nevojshme asfare kuponë apo kode promocionale. Të gjithë mbajtësit e kartave, që u përgjigjen kushteve, kanë akses në Program. Në rast se keni pyetje në lidhje me të drejtën e përdorimit, mbajtësit e kartave mund t’i drejtohen bankës lëshuese. Mbajtësit e kartave mund të zhbllokojnë oferta të vlefshme thjesht duke përdorur kartën e tyre tek tregtarët e zgjedhur. Disa oferta janë futur drejtpërdrejt në kartat përkatëse, ndërsa të tjera duhet të aktivizohen duke shtuar ofertën në kartë ose duke bërë blerje direkt përmes një linku të ofruar nga tregtari, i disponueshëm në https://mastercardoffers.com/. Për ofertat që kërkojnë aktivizim mbajtësit e kartave duhet të klikojnë në „+ Activate offer“ “+ aktivizo ofertën” në ofertë përpara se të bëjnë blerjen.
Kushtet e përgjithshme të ofertave:
Ofertat u nënshtrohen kushteve të përgjithshme, të cilat mund të ndryshohen në çdo kohë pa paralajmërim. Transaksionet që u përgjigjen kushteve përfshijnë vetëm ato të përpunuara nga rrjeti i parashikuar i pagesave, mund të kryhen vetëm me një kartë të përshtatshme për këtë dhe plotësojnë kushtet e zbatueshme të ofertës. Transaksionet duhet të kryhen në monedhën vendase të shtetit ku ndodhet oferta tregtare. Disa oferta janë të vlefshme vetëm në vend - në dyqan ose vetëm në internet. Disa oferta janë të vlefshme vetëm një herë për mbajtësin përkatës të kartës brenda afatit të ofertës. Informacioni i plotë i ofertave, kushteve të përgjithshme, deklaratave të zbatueshme të privatësisë dhe informacionit tjetër të rëndësishëm mund të gjeni në https://mastercardoffers.com/ ose www.priceless.com/travelrewards(“Sajtet e Mastercard”).
Kushtet e përgjithshme të programit
Ju mund të gjeni listën aktuale të ofertave të disponueshme për ju përmes Programit, në faqet e Mastercard. Mastercard rezervon të drejtën për të ndryshuar, për të shtuar ose për të hequr oferta tregtare në çdo kohë pa paralajmërim.
Mastercard nuk do të mbajë përgjegjësi për çdo humbje ose dëmtim të shkaktuar si rezultat i ndonjë ndërveprimi midis mbajtësve të kartave dhe tregtarit në lidhje me oferta të tilla. Me përjashtim të dispozitave të parashtruara këtu, të gjitha aspektet e ofertës, duke përfshirë por pa u kufizuar në ofrimin e mallrave ose shërbimeve, rimbursimet dhe garancitë rregullohen vetëm dhe ekskluzivisht ndërmjet mbajtësit të kartës dhe tregtarit(ve) përkatës. Mbajtësit e kartave pranojnë dhe bien dakord që:
- • Mastercard nuk rekomandon, nuk promovon ose nuk garanton për cilin do qoftë prej tregtarëve, të arritshëm në sajtet e Mastercard, as ofertat që ata propozojnë.
- • Mastercard nuk merr aspak përgjegjësi për produktet dhe shërbimet e ofruara.
- • Mastercard rezervon të drejtën të rregullojë çdo kthim parash të humbur ose të pasaktë përmes sistemeve të Mastercard dhe të paraqesë korrigjimet përkatëse në pasqyrën e kartës së mbajtësit të kartës. Mastercard nuk ka asnjë detyrim për të ofruar ndonjë kompensim për këto korrigjime.
- • Kthimi i parave nuk zbatohet për transaksionet e anuluara ose të rivendosura dhe mund të kërkojë deri në 60 ditë për t'u shfaqur në pasqyrën e mbajtësit të kartës.
- • Mbajtësit e kartës duhet të respektojnë ligjet përkatëse, kushtet e përgjithshme të aplikueshme të ofertës dhe Kushtet e përdorimit. Nëse një mbajtës i kartës shkel ndonjë nga këto kërkesa ose përdor ndonjë metodë ose mjet që cenon integritetin e Programit, si defekte të sistemit, softuer shtesë, shtojca ose aktivitete të këqija si veprimtari ekonomike e paligjshme, tërheqje parash, transaksione të rreme etj., për të përfituar kthim parash, Mastercard rezervon të drejtën t'i mohojë mbajtësit të kartës të drejtën për të përdorur dhe për të anuluar dhe për të tërhequr çdo kthim parash të paguar drejtpërdrejt ose nëpërmjet bankës lëshuese..• Minorenët nën moshën 18 vjeç nuk kanë të drejtën e aksesit në këtë program.
Updated as of: July 29, 2024